E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia fut në listën e zezë familjen e Presidentit Joe Biden

Ministria e jashtme ruse ka bërë me dije se kanë vendosur sanksione ndaj 25 shtetasve amerikanë, përfshirë edhe anëtarët e familjes së Presidentit të SHBA, Joe Biden. Sipas TASS, gruaja e Biden, Jill dhe vajza e tij Ashley, si dhe profesori i Universitetit të Stanfordit, Francis Fukuyama, një analist i shquar politik, janë në listën e zezë.

“Rusia ka futur 25 shtetas amerikanë në listën e zezë si përgjigje ndaj sanksioneve gjithnjë në rritje të SHBA kundër politikanëve dhe figurave publike ruse nga mesi i senatorëve përgjegjës për zhvillimin e politikave rusofobike, anëtarë të të ashtuquajturit grupi McFall-Yermak që ka krijuar rekomandime për kufizime anti-ruse, duke përfshirë anëtarët e familjes së presidentit Joe Biden”, thuhet në deklaratë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›