E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia gjen mish kali në salsiçe të BE-së

Kompania mbikëqyrëse e agrikulturës në Rusi njoftoi se ka gjetur mish kali në disa salsiçe të importuara nga një vend evropian. Zyrtarët thanë të mërkurën se është gjetur ADN-ja e kalit në një kontingjent të salsiçeve të shitura në rajonin e Moskës, që janë shitur si mish viçi.

Ndërkohë, kompania "Ikea" ka ndaluar shitjet e sallamit "Wiener" në pesë vende evropiane, duke thënë se testet kanë zbuluar gjurmë të mishit të kalit nga furnizuesi i saj suedez, transmeton Rel.

Këto salsiçe, që është dashur të përmbajnë mish viçi dhe derri, janë shitur në dyqanet e "Ikeas" në Francë, Spanjë, Britani, Irlandë dhe Portugali./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›