Rusia iu dhuron palestinezëve autoblinda

Rusia ua dhuroi palestinezëve 50 autoblinda për transportin e forcave të veta të sigurisë. Ministria e Jashtme ruse njoftoi se ky veprim vjen në kuadër të përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për forcimin e institucioneve të autoritetit palestinez.
"Rusia i dha palës palestineze 50 autoblinda BTR-70, pa kërkuar asgjë në këmbim. Ceremonia zyrtare e transferimit të autoblindave u zhvillua më 19 korrik në Jordani ku autoblindat janë dërguar me rrugë detare. Specialistët rusë i kanë udhëzuar shoferët palestinezë si t'i drejtojnë këto automjete", theksoi ministria në një komunikatë.
Mësohet se autoblindat do të qëndrojnë në Jordani deri sa Izraeli dhe palestinezët të bien dakord lidhur me modalitetet e transferimit të tyre në Bregun Perëndimor, shtoi ministria e Jashtme e Rusisë, duke theksuar "është e rëndësishme që kjo të bëhet menjëherë".
Nga ana tjetër, Izraeli që moti ka kundërshtuar transferimin e këtyre autoblindave tek autoriteti palestinez.
Në ndërkohë, autoritetet ruse kanë njoftuar se pas një shpërthimi në një stacion elektrik në Kaukazin e Veriut, dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.
Kompania shtetërore, të cilës i takonte stacioni elektrik, ka bërë të ditur se sulmi ishte “një akt terrorist”.
Incidenti ndodhi në një qytezë buzë lumit Baksan, pjesë e Kaukazit të Veriut, që kontrollohet nga Rusia.