NATO për raporte më të mira me Pakistanin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, deklaroi se aleanca dëshiron marrëdhënie më të fuqishme me Pakistanin.
Komentet e Rasmussenit u bënë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë pakistaneze, Shah Mohamed Kureshi, pas takimit të zhvilluar në Islamabad.
Rasmussen përsëriti qëndrimin se NATO-ja do të qëndrojë në Afganistanin fqinj edhe pas vitit 2014, kohë kur pritet që operacionet e sigurisë të drejtohen nga forcat afgane.