E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia jashtë Botërorit, një dramë në Maribor

MARIBOR- Rusia e Gus Hidink është përfundimisht jashtë Botërorit. Ndeshja e luajtur mbrëmë në Maribor ka përfunduar me fitoren 1-0 të Sllovenisë, që shkon për herë të parë në një Kupë Bote. Një dramë e vërtetë ajo sfidë e zhvilluar në Slloveni, teksa goli i Zllatko Dediç në fund të pjesës së parë çoi vendasit në Afrikë. Drama vazhdoi në pjesën e dytë, kur rusët humbën qetësinë dhe mbetën me 9 vetë, duke mos arritur të shënojnë. Deri në minutën e 95-të ka qenë një ndeshje që ka parë skuadrën e Hidink të dominojë, megjithatë Sllovenia është treguar e pathyeshme. Heroi i mbrëmjes ishte portieri Handanoviç, që ndaloi disa gjuajtje tepër të rrezikshme të miqve. Ndërkohë është kualifikuar qetësisht Portugalia, që fitoi 1-0 në Zenica kundër Bosnjë-Hercegovinës. Goli i Raul Meireles vendosi këtë sfida dhe i dha kualifikimin skuadrës së Keiroz.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›