E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia fiton në Ukrainë dhe shkon në Botëror

DONJECK- Greqia arriti të sigurojë biletën për në Botërorin e Afrikës së Jugut, pas fitores 1-0 kundër Ukrainës në Donjeck. Skuadra e Oto Rehagel vinte në këtë ndeshje si jo favorite pas barazimit pa gola të arritur në Athinë, por ka arritur të bëjë realitet ëndrrën e grekëve. Ndeshja është vendosur nga një gol i Dimitris Salpingidhis në minutën e 31-të. Në krahun tjetër Ukraina humbi disa shanse të mira me Shevçenko e Aliev.
Kjo është hera e dytë për Greqinë që shkon në një kampionat botëror pas asaj të vitit 1994. Në Donjeck trajneri Rehagel tregoi se mbetet ende strategu i madh që grekët e kanë pagëzuar me emrin “Mbreti Oto”. Trajneri gjerman zhvillonte ndeshjen e 100-të nën drejtimin e përfaqësueses helene.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›