E Shtunë, 31 Tetor 2026

Algjeria mund Egjiptin në betejën e “luftës”

SUDAN- Algjeria ka siguruar një biletë në Botërorin 2010, pas fitores dramatike me rezultatin 1-0 kundër Egjiptit. Ndeshja e luajtur në kryeqytetin e Sudanit, Khartum, ka nisur me tensionin në kulm. Ajo është vendosur nga një gol i mbrojtësit të Bokumit Anthar Yahia, që në minutën e 40-të ka kohë të stopojë topin dhe të thyejë portierin El Hadary. Në stadium deri në fund gjithçka shkoi mirë, pasi 15 mijë policët e pranishëm nuk lejuan që mes tifozerive të kishte kontakte. Në fushë loja ishte më shumë se e ashpër, teksa arbitri e nxorri kartonin e verdhë që pas 40 sekondash. Gjithsesi, në minutën e tretë në fushë ka plasur sherri, një shenjë jo e mirë kjo. Nëse algjerianët shkuan në Botëror, meritën më të madhe e ka portieri Faouzi Chaouchi. Ndërkohë, për zonën europiane, Greqia siguroi pjesëmarrjen në Botëror pas fitores 1-0 në Ukrainë, falë golit të Salpingidhis në fund të pjesës së parë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›