E Diel, 1 Nëntor 2026

FRD çel zyrën e saj në Sarandë, Topi: Do kthejmë besimin

Partia “Fryma e Re demokratike” ka zyrtarizuar sot hapjen e degës së saj në Sarandë.
 

Në fjalën e tij, kreu i FRD-së Bamir Topi ka theksuar se kjo forcë politike do të synojë të kthejë në Sarandë besimin e qytetarëve tek vota dhe politika.
 

Kryetari i FRD-së, Topi shoqërohej nga drejtues të tjerë të partisë Gazmend Oketa, Edlira Gjoni, Aleksandër Biberaj.
 

Fryma e Re Demokratike është një forcë politike e qendrës së djathtë, e cila u zyrtarizua si forcë në fund të muajit prill.

Në strukturat e kësaj force politike janë angazhuar emra të njohur të jetës politike, kryesisht personalitete që për vite me radhë janë angazhuar në Partinë Demokratike, si deputeti Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj, Sali Shehu, Besnik Mustafaj etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›