Sarkozy goditet me shishe

Goditjet me sende të forta ndaj liderëve duket se janë kthyer në një mani. Pas lëndimit të Berluskonit në sheshin “Duomo” në Milano, edhe Nicolas Sarkozy është bërë “objekt qitjeje”.
Por ndryshe nga kryeministri italian, presidenti francez vetëm sa është “përkëdhelur” nga një shishe plastike, e hedhur drejt tij gjatë një vizite në kolegjin "Charles Fauqueux" në Beuvais. Vizita kishte për qëllim diskutimin e dhunës nëpër shkolla.
Në imazhet e paraqitura nga televizioni France 2 duket shishja e cila godet presidentin në shpatullën e tij të djathtë. Menjëherë pas goditjes Sarkozi shikon se mos shishja e hedhur në drejtim të tij i ka ndotur kostumin.
Pas kësaj truprojat e shefit të Elizesë shtrëngojnë radhët përreth presidenti, duke shtyrë masën e njerëzve që kishin dalë për ta përshëndetur atë.