Kryebashkiaku i Sarandës: Objektet me e pa leje po "vdesin" turizmin
SARANDE- Saranda gjendet për para rrezikut për t'u shuar si qytet turistik. Ta shpëtojmë atë, pasi është e të gjithëve. Disa vendime gjykate kanë lejuar vazhdimin e punimeve për objekte të bllokuaru nga ana e bashkisë në bregdet e vende publike". Ka qenë ky apeli që kryetari i bashkisë së këtij qyteti Stefan Çipa ka bërë përmes një komunikate dhënë pasditen e djeshme për mediat. Ajo vjen pas denoncimeve mbi paligjshmërinë e dhjetëra e dhjetëra ndërtimeve në prokurori, pas përcjelljes së shqetësimit deri në instancat më të larta të shtetit e sidomos pas reagimit negativ të gjyqësorit që u ka dhënë legjitimitet në mjaft raste shkatërrimtarëve të Sarandës.
Zoti Çipa, në një komunikatë të publikuar sot(të premten) ju dhatë alarmin se Saranda turistike është e rrezikuar?
Shqetësimi dhe alarmi im lidhet me mjedisin dhe sipërfaqet publike të qytetit. Ndërtimet vazhdojnë të bëhen mbi zonën arkeologjike A, mbi zona të gjelbërta dhe pa respektuar kondicionet urbane. Ndërkohë, nuk mundemi në asnjë rast të ndalim mbushjen e detit, duke e konfiguruar krejt kundër natyrës e relievit të bregdetit të Sarandës.
Cilat janë konstatimet tuaja më të fundit?
Edhe tani që flasim është duke u mbushur deti. E kjo ndodh pas heqjes së masës së sigurisë nga gjykata për objektet që kemi pezulluar. Kështu po ndodh në buzën e ujit në lagjen Nr.4, ku është projektuar të ngrihet një shumëkatësh dhe komuniteti atje e përjeton keq.
I keni denoncuar këto ndërtime në prokurori?
Natyrisht. Po ju them se numri i denoncimeve është momentalisht me dy shifra, por shumë shpejt do të jetë një numër treshifror.
Cili ka qenë reagimi që ka ardhur nga gjyqësori?
Po ju them se ka ndodhur ajo që nuk mund të imagjinohet. Për ato objekte që ne si bashki kemi kërkuar masë sigurie për të mos vazhduar shkatërrimi, janë dhënë vendime gjyqësore që u japin legjitimet atyre. Çuditërisht, gjyqtarë të korruptuar gjejnë gërma të ndryshme për të favorizuar shkatërrimtarët.
Cilës periudhe i përkasin këto vendime?
Ka edhe të kohëve të fundit, ndërkohë që disa vendime gjyqësore pasojnë leje ndërtimi të dhëna gjatë fundit të vitit 2010 dhe fillimit të 2011 për të blerë vota.
Keni komunikuar direkt me shkelësit e ligjit?
Padyshim që po.
Hapat që po ndërmerrni?
I jam drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, KLD-së, KRTRSH- së dhe autoritetit të Presidentit të Republikës, kryeministrit dhe institucioneve të linjës për të inspektuar vendime të tilla vrasëse e këtë terrorizëm urban.
Çfarë kërkoni prej tyre?
U kërkoj personaliteteve dhe institucioneve që kanë marrë denoncimet e mia, me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Sarandë që me kompetencat që u jep ligji, të venë në lëvizje strukturat vartëse për të shpëtuar Sarandën. Saranda është në rrezik. U kërkoj të ma dëgjojnë zërin, të shpëtojmë Sarandën që është e të gjithëve. Keni pasur kërcënime nga shkelësit e ligjit?
Sigurisht. Por ndjehem i vendosur. Kjo është sfida ime në pozicionin e qytetarit të parë, e nuk bëj kompromis me pa-ligjshmërinë. Mund t'ju them se jam më i vendosur se kurrë. Jam i vendosur të përballem me makutërinë e zaptimit të detit që pasohet me leje ndërtimi dhe vendime gjyqësore deri edhe të formës së prerë.
A kini një opsion për ngadalësinë e veprimit të ingranazheve të shtetit në shpëtim të Sarandës?
Është për të ardhur keq që është një realitet kjo ngadalësi e aq më keq kur mungon vullneti për të vepruar. Për fat të keq, procedurat në ingranazhet e shtetit dhe të pushteteve, zgjaten me vite. Ndërsa për t'u ngritur një pallat mjaftojnë vetëm disa muaj. Kështu që anti-ligji çdo ditë kërkon të na verë para faktit të kryer. E theksoj dhe një herë e konfirmoj se jam i vendosur. Të ndërhyhet sa më shpejt, pavarësisht interesave që fshihen pas kësaj masakre në qytetin turistik të Sarandës. Sa më shpejt, se nesër do të jetë vonë.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)