Egjipt, Mubarak në koma, pëson goditje cerebrale
Ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, 84 vjeç, ka hyrë në gjendje kome, pasi pësoi një goditje cerebrale, ndërkohë që gjykata e dënoi me burg të përjetshëm si fajtor për vrasjen e protestuesve kundër regjimit të tij. Mubarak u dënua për vdekjen e rreth 850 protestuesve, të cilët ishin pjesë e nismës që e rrëzoi atë nga pushteti pas më shumë se 30 vjetësh. Ai u dërgua në një spital ushtarak në periferi të Kajros. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua me shpejtësi që në 2 qershor, kur mori dënimin për qindra vrasjet e periudhës janar-shkurt 2011.