Rusia me 101 miliarderë
Nga Express më 11 mars 2011 në ora 10:11
Rusia ka më shumë se 100 miliarderë dhe më shumë miliarderë jetojnë në Moskë se në çdo qytet tjetër të botës.
Revista amerikane"Forbes" shkruan se numri i miliarderëve në Rusi ka shkuar në 101 nga 65 sa ishte vitin e kaluar.
Sipas raportit vjetor për njerëzit më të pasur në botë, vetëm në Moskë jetojnë 79 miliarderë, shkruan revista amerikane, sipas së cilës miliarderët rusë tash përbëjnë një të tretën e miliarderëve në Evropë.
Në New York jetojnë 58 miliarderë. Forbes" thotë se Kina tash ka 115 miliarderë, ndërsa SHBA ka 413 miliarderë.