IPKO me katër qendra të reja
Kompania IPKO ka njoftuar për hapjen e katër qendrave të shitjes dhe biznesit në Prizren, Pejë, Gjilan dhe Ferizaj, të cilat gjenden në pjesët më komerciale të qyteteve përkatëse.
Të gjitha qendrat e shitjes dhe biznesit, të cilat IPKO i ka hapur në këto katër qytete, thuhet se janë hapësira moderne të cilat do t’i shërbejnë të gjithë konsumatorëve gjatë dhe pas procesit të blerjes së shërbimeve të biznesit nga kompania IPKO.
Në inaugurimin e qendrës së dedikuar për konsumatorët e biznesit në Gjilan, përfaqësuesit e kompanisë IPKO kanë thënë se fokusi i tyre do të jetë në klientët e biznesit, të cilëve u ofrojnë produktet dhe shërbimet më konkurruese në treg, ndërsa janë paralajmëruar edhe produkte dhe shërbime interesante për klientët e biznesit.