Kosove Arrestohen kater serbe ne lidhje me zgjedhjet e Serbise

Policia e Kosoves ka arrestuar kater pjesetare te komunitetit serb tek te cilet eshte gjetur material per zgjedhjet lokale serbe te paralajmeruara per fillimin e majit e te cilat jane shpallur te papranueshme nga autoritetet e Kosoves. Policia tha se ne mesin e te arrestuarve eshte edhe perfaqesuesi i strukturave paralele serbe ne komunen e Vitise ne Kosoven lindore. Ata jane arrestuar ne vendkalimin kufitar tek Dheu i Bardhe ne lindje te Kosoves dhe ne makinen e tyre jane zbuluar materiale zgjedhore. Sipas policise te arrestuarit kane shkelur rendin juridik te Kosoves.
Autoritetet ne Serbi kane reaguar ashper ndaj arrestimeve duke paralajmeruar masa te ndersjella. Ne te njejtin vendkalim kufitar policia serbe ka arrestuar Hasan Abazin kryetar i sindikatave te industrialisteve te Kosoves derisa po udhetonte per ne Kroaci. Ministri serb i puneve te brendshme Ivica Dacic u ka thene mjeteve serbe te informimit se ai eshte arrestuar ne baze te nje urdher arresti te leshuar nga autoritetet serbe shume vjet me pare.
Zyrtaret serbe nderkaq kane kerkuar lirimin e serbeve te arrestuar nga policia e Kosoves. Por zyrtare te ketij misioni thane se kjo ceshtje eshte ne pergjegjesi te autoriteteve vendase te Kosoves.
Autoritetet edhe sot jane shprehur te vendosur te mos lejojne mbajtjen e zgjedhjeve te Serbise ne Kosove ndonese pranojne qe parandalimi dhe pengimi i ketyre zgjedhjeve ne pjesen veriore te Kosoves paraqet sfide te vecante. Kryeministri Hashim Thaci tha se do te deshtojne perpjekjet e Serbise per organizimin e zgjedhjeve ne territorin e Kosoves.
Sepse ne do ta respektojme Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves dhe ky pretendim eshte vleresuar dhe vleresohet edhe sot si pretendim agresioni i Serbise ne Republiken e Kosoves nje pretendim ky qe do te deshtoj ne teresi dhe ne vazhdojme te jemi te vendosur duke u pergatitur qe per cdo eventualitetet do te perdoret i gjithe autoriteti kushtetues dhe ligjor qe te mos lejohet qe Serbia te nderhyj ne ceshtjet e brendshme te Republikes se Kosoves tha kryeministri Thaci.
Kunder zgjedhjeve serbe jane shprehur edhe autoritetet nderkombetare ne Kosove. Misioni i Kombeve te Bashkuara tha se perpjekja e Serbise per organizimin e zgjedhjeve te saj lokale ne Kosove eshte ne kundershtim me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara dhe se kendejmi zgjedhjet e tilla nuk do te kishin as baze ligjore e as rrjedhoja ligjore.
Edhe diplomatet perendimore thane se Serbia nuk mund te organizoje zgjedhje lokale ne Kosove por kane te hapur mundesine qe serbeve tu mundesohet pjesemarrja ne zgjedhjet parlamentare serbe meqe Kushtetuta e Kosoves garanton shtetesine e dyfishte.