Berisha:Kushtetuesja ka përmbushur me dinjitet rolin e saj

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se gjatë këtyre viteve, Gjykata Kushtetuese ka pasqyruar përpjekjet e mëdha të shqiptarëve për konsolidimin e shtetit të së drejtës. Duke folur në ceremoninë e 20-vjetorit të krijimit të kësaj gjykate, kryeministri Berisha theksoi se Gjykata ka pasqyruar dhe reflektuar zhvillimet e mëdha politike të vendit dhe duke u bërë garante e kushtetutshëmrisë roli i saj bëhet i një rëndëie të madhe.
“Historia e demokracisë ka faktuar se Gjykata Kushtetuese përbën një nga shtyllat ku demokracia nuk mund të ekzistojë dhe kjo gjykatë parandalon krijimin e regjimeve totalitare dhe diktuarave. Në tërësi pavarësisht nga vështirësitë, debatet, drit-hijet Gjykata Kushtetuese ku ka përmbushur me dinjitet rolin e saj dhe pa këtë rol Shqipëria nuk do të kishte një demokraci funksionale. Ju jeni përballur me presione, me kufizeme por e vërteta është se sot të drejtat e qytetarëve dhe ndarja e pushteteve janë më të konsoliduara si anjëherë më parë” shtoi Berisha.
vijon...