E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë,Kuvendi refuzon të heqë me urgjencë nenet 37 e 38

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të dytë të heqë nga Kodi Penal nenet 37, 38 si edhe atë 39 që kanë të bëjnë me mediat dhe ndjekjen penale ndaj gazetarëve.

Ndërsa seancën e kaluar, ishte PDK-ja, përkatësisht disa nga deputetët e saj, që pamundësuan heqjen e këtyre neneve, në seancën e sotme  PDK dhe kryeministri Hashim Thaçi iniciuan procedurën e shmangies nga rregullorja e punës për futjen e Kodit Penal në rend dite.

Një procedurë e tillë në Kuvend është përdorur kryesisht për miratimin e ligjeve që dalin si detyrim nga Pakoja e Ahtisarit.

Pasi bëhej fjalë për një procedurë të veçantë që kërkonte dy të tretat e deputetëve në sallë dhe të paktën 64 vota për Kodin Penal, ky i fundit nuk u fut në rend ditepasi  nuk mori pikërisht votat e mjaftueshme.

Nismën e PDK-së dhe kryeministrit e mbështetën 58 deputetë, 28 ishin kundër dhe 3 abstenuan.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi tha se për të kaluar kjo nismë nevojiteshin 64 vota prandaj deri në seancën e radhës Kodi mbetet me nenet tashmë të cilësuara si problematike.

Në arsyetimin e tij, kryeministri Hashim Thaçi kërkoi nga deputetët ta mbështesin nismën e tij, duke thënë se ky është një prej detyrimeve që ka marrë Kosova në kuadër të zbatimit të kritereve evropiane .

Javën e kaluar, deputetët rrëzuan edhe kërkesën e presidentes Atifete Jahjaga për heqjen e këtyre neneve nga Kodi Penal

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›