E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër ditë zie për tragjedinë e Tisës

Në përputhje me Kushtetutën dhe duke u bazuar në Ligjin për Protokollin e Shtetit, si dhe duke ndjerë thellë dhembjen e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për tragjedinë që e kanë pësuar qytetarët - shtetasit e Republikës së Kosovës duke u përpjekur ta kapërcejnë lumin Tisa para disa ditësh, presidenti Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që data 2 nëntor, në Republikën e Kosovës, në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e kësaj tragjedie, të shpallet Ditë zie shtetërore.

Me këtë vendim, udhëzohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës ti përmbahen këtij vendimi duke respektuar dispozitat e ligjit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›