Rusia ndalon importimin e produkteve bjelloruse
Moskë-Rusia ka bllokuar importin e 500 llojeve të produkteve të qumështit nga Bellorusia. Agjencisë ruse të lajmeve cituan kryeinspektorin sanitar Genadij Onishenko të ketë thënë se eksportuesit e Bellorusisë kanë dështuar t’i plotësojnë dokumentacionet e nevojshme sipas rregullave të reja, të cilat hynë në fuqi vitin e kaluar.
Vendimi i Moskës zyrtare erdhi vetëm pak ditë, pasi presidenti i Bellorusisë, Aleksandr Lukashenka, e akuzoi Rusinë se nuk jep hua, derisa Minsku të njohë dy republikat separatiste të Gjeorgjisë, të cilat shpallën pavarësinë nga Gjeorgjia vitin e shkuar, me mbështetjen e fuqishme të Rusisë fqinje.