Vasili takime në Korçë
Korçë-Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së dhe kryesuesi i listës së deputetëve të Korçës, Petrit Vasili, ka zhvilluar takime intensive në zonën e Mokrës, i shoqëruar nga kryetari i LSI-së në Pogradec, zoti Shyqyri Buzo, kandidatet e tjerë për deputetë dhe drejtues të tjerë të LSI-së.
Takimet u zhvilluan në një frymë shumë entuziaste dhe me një pjesëmarrje të gjerë dhe u evidentua qartë se qeveria e Berishës ka lënë plotësisht në harresë dhe ka izoluar Mokrën si asnjëherë më parë.
Në të gjitha takimet, pjesëmarrësit u shprehën me shumë entuziazëm, për qartësinë e planit për veprim të LSI-së se ky plan është e vetmja mundësi për të luftuar papunësinë e jashtëzakonshme në këtë zonë si dhe zgjidhja e vetme për infrastrukturën shumë të keqe që lidh zonën me rrugën nacionale.
Ky plan i jep zgjidhje edhe blegtorisë, nisur edhe nga profili malor i zonës dhe i mundëson fermerëve që ata të shesin prodhimin e tyre dhe të zbusin varfërinë e familjeve të tyre.