E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largime të tjera nga radhët e DR-së

Demokracia e Re, gjatë ditëve të ardhshme do të përballet me dorëheqje të tjera, pas dorëheqjes së liderit të saj, Imer Selmani dhe të nënkryetarit Abedin Zymberi.
 

Një zyrtar i lartë i kësaj partie, deklaroi se subjekti po shkon drejt shkatërrimit dhe se nuk ka asnjë mundësi për ringritjen apo stabilizimin e tij, pas situatës së krijuar të dorëheqjes së kreut partiak, për shkak të dështimit dhe humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit, ku kjo parti nuk arriti të fitojë asnjë mandat deputeti. Zyrtarë të lartë të DR-së theksojnë se kreu aktual i partisë së tyre, nuk përgjigjet pranë tyre dhe i shmanget çdo lloj komunikimi. Ky shqetësim është shprehur edhe nga nënkryetari Abedin Zymberi, i cili ditën e djeshme braktisi radhët e këtij subjekti.
 

Ditët e ardhshme, pritet të jenë vendimtare për DR-në, subjekti në vitin 2008 nga Imer Selmani dhe tre deputetë që atëherë braktisën PDSH-në e Menduh Thaçit, me arsyetimin e mungesës së transparencës dhe demokracisë brenda këtij subjekti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›