E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serwer: Kufijtë kanë sjellë histori luftërash

Drejtuesi i Institutit Amerikan për Paqen, Daniel Serwer është shprehur kundër ideve për Shqipërinë e Madhe dhe për ndarjen e Kosovës.
Ai ka deklaruar se në të kaluarën, ndarjet e kufijve kanë sjellë histori luftërash, të cilat sipas tij nuk duhet të përsëriten.
 

“Nuk jam i sigurtë nëse do të kishte luftë, por mund të them se historia e ndarjeve të tilla etno-territoriale është histori luftërash. Disa njerëz më thonë se evropianët kanë krijuar shtetet e tyre kombëtare; francezët janë francezë, italianët italianë. Është e vërtetë që i kanë krijuar shtetet e tyre, por vetëm pas shumë luftërash”, ka pohuar Serwer.
 

Sipas tij, ripërcaktimi i kufijve do të kishte efekte anësore në të gjithë rajonin, pasi jo të gjithë do të binin dakord me hartën e re.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›