Rusia në kërkim të Zonjës Putin
05/05/2005 Caresha e Kremlinit
E rezervuar, e fshehtë, thuajse pa ngjyrë: gruaja e Presidentit rus është First Lady më e panjohur. Misteri rritet për shkak të një filmi, mbi historinë e saj të dashurisë, të cilin askush nuk mundi ta shikojë
Ludmilla Putina është prototipi i vërtetë i gruas sovjetike të formuar në shkollën e Komsomolit. Por, mbi të gjitha, një grua shoqëruese e një zyrtari të lartë të KGB në shërbim jashtë vendit. Distanca me Raisa Gorbaçova, first lady e parë sovjetike, është e madhe. Raisa, e cila kur ishte gjallë nuk gëzonte ndonjë simpati të madhe mes sovjetikeve, ishte posesive aq sa e vinte në siklet të shoqin, Mikhail
Filmi është gati prej dy vitesh, por ende nuk ka dalë. A do të shfaqet ndonjëherë në sallat e kinemave? Ekziston një precedent, shumë domethënës: Zhurab Tseretelit, skulptorit zyrtar të kryebashkiakut të Moskës, Juri Luzhkov, i është dashur të fshehë në bodrum skulpturën e bronxtë, që përjetëson Presidentin Putin. Arsyeja? Presidenti shfaqej në një pozicion “shumë pak zyrtar”
“Një histori mëse humane, me skena në familje, me torta, me dashuri e butësi”, e ka quajtur e përditshmja “Komsomolskaja Pravda”. Të tjerë e kanë quajtur si një vepër “në kufirin e servilizmit”. Filmi mbi historinë e dashurisë mes Ludmillës dhe Vladimir Putinit është i rrethuar nga një mister. “Një puthje jo për shtypin”, ky është titulli i tij, tregon historinë e dashurisë të çiftit më të famshëm të të gjithë Rusive. Mëkat që askush nuk ka mundur ende ta shohë. Vetëm dy javë më parë, “Komsomolskaja Pravda”, ish e përditshmja e rinisë komuniste e kthyer në një prej simboleve të gazetarisë skandalistike, ka mundur të shohë disa sekuenca.
I xhiruar në Peterburg, Dresden dhe Moskë, nga regjisori Oleg Fomin, më shumë sesa një histori dashurie, ajo duket një histori spiunazhi. Autorët refuzojnë të flasin, për shkak të kontratës. Producenti Anton Litvinenko ka zbuluar se filmi ishte menduar të shkonte në një festival ndërkombëtar, por për arsye të panjohura dikush bëri hapa prapa.
Top Secret edhe data e daljes: Litvinenko zbulon se mund të paraqitet ndoshta edhe “shumë shpejt” përpara publikut. Autori Andrej Panin, i cili luan rolin e protagonistit, Aleksandër, është kufizuar në të pranuarit që vetëm pasi kishin mbërritur në gjysmën e xhirimeve, kish kuptuar që po interpretonte Putinin. Aktori popullor ka lënë gjithashtu të kuptohet që Ludmilla mund të jetë marrë me skenarin. Litvinenko as ka konfirmuar, as ka përgënjeshtruar. Producenti nuk e di nëse Putin është në dijeni për këtë iniciativë.
Tentativa për të përfshirë Zonjën e Parë në skenat e filmit ka shkaktuar një farë ironie në dhomat e Kremlinit. Edhe pse Ludmilla Putina është një grua shumë e matur. Pas një ekzsperience zhgënjyese në menaxhimin e butikëve të Trussardit në Shën Peterburg, kur i shoqi ishte asistent i kryebashkiakut Anatolij Sobciak, Ludmilla preferon të qëndrojë larg aparateve fotografikë. Por zbulimet e “Komsomolskaja Pravda” e kanë treguar me gisht. Dhe që tani e tutje, Zonja e Parë më misterioze e planetit do të apasionojë masmediat e të gjithë botës.
Duke bërë gjoja sikur nuk mban mend origjinën, “Komsomolskaja Pravda” fsheh një element kyç. Ludmilla Putina është prototipi i vërtetë i gruas sovjetike të formuar në shkollën e Komsomolit. Por mbi të gjitha, një grua shoqëruese e një zyrtari të lartë të KGB në shërbim jashtë vendit. Distanca me Raisa Gorbaçova, first lady e parë sovjetike, është e madhe. Raisa, e cila kur ishte gjallë nuk gëzonte ndonjë simpati të madhe mes sovjetikeve, ishte posesive aq sa e vinte në siklet të shoqin, Mikhail.
“Nënë e shkëlqyer” e dy vajzave “shumë të edukuara”, Maria e Katerina, ajo vlerësohet “për mënyrën e qetë që menaxhon familjen”. Një grua shumë e fortë që, sipas aparatit të Kremlinit, ka një ndikim të madh mbi të shoqin. Ludmilla është një grua që flet rrjedhshëm gjermanisht dhe spanjisht. Sportet e preferuar janë skitë dhe tenisi. Ndonëse, përpara se të pësonte një aksident, ishte shumë e angazhuar në guidat sportive.
Pika e dobët? Garderoba. Ndryshe nga Raisa, zonja e parë aktuale nuk ka qenë kurrë një fenomen i elegancës. Por për shkaqe protokolli, ndonëse jo pa hezituar, i është dashur që të heqë dorë nga veshjet anonime. Tashmë për të kujdeset stilisti nga Peterburgu, Janis Cimalidi.
Ylli i sapolindur i “haute couture” në Rusi ka dizenjuar për Ludmillën veshjet e punës, ato joformale dhe sportive, si dhe i ka sugjeruar tetë variante truku. Më pas, ka dhënë verdiktin e tij: “Ludmilla ka një figurë shumë seksi, me përmasa të rregullta. Një mëkat që në garderobën e saj ende nuk ka veshje për mbrëmje: ajo është një damë që prezantohet shumë mirë dhe një fustan i gjatë do ta tregonte vërtet një femër të bukur”.
Në qoftë deri më sot dihej shumë pak për ngjitjen drejt pushtetit të Vladimir Putinit, për gruan e tij nuk dihej asgjë. Kushdo që dëshironte të dinte diçka në lidhje me jetën e tij private, kthehej mbrapsht me fjalët: “Do të jetë bashkëshortja më e fshehtë nga të gjitha zonjat e para që ka patur ndonjëherë Kremlini”. Një situatë e cila nuk i prishte punë aspak Ludmillës së rezervuar.
Gjërat nuk ndryshuan aspak kur ajo filloi të shoqërojë Presidentin nëpër udhëtimet e tij. Për ata që demonstronin edhe shenjën më të vogël të kuriozitetit, ishte ruajtur një tjetër frazë rituale: “Një grua e përkryer për një agjent të fshehtë dhe një kryetar shteti”. Por të qenit e rezervuar dhe vetëkontrolli nuk janë cilësi të lindura të Ludmillës. Përkundrazi, kur ishte e re ajo ka patur ambicie të forta artistike.
Në kohërat e gjimnazit, ajo ka qenë aktorja numër një e rrethit filodramatik të shkollës dhe ëndërronte të shkonte në Moskë, për të studiuar për aktrim. Por, një ditë prej ditësh, gjatë një udhëtimi në Leningrad, gjatë një koncerti u njoh me një student të Juridikut. Emri i tij? Vova, shkurt për Vladimir.
Një dashuri me shikim të parë, e cila ndryshoi tërësisht jetën e vajzës së re. Ludmilla Shkrebneva, e lindur në 6 janar 1957 në Kaliningrad (Königsberg), në një familje modeste kishte patur një jetë jo të lehtë. Pas diplomës kishte provuar të studionte inxhinieri në Politeknikun e Kaliningradit, por e kishte lënë sepse aty mërzitej për vdekje. Dhe sepse i duhej të fitonte para për të jetuar.
Në një kohë shumë të shkurtër ndryshoi shumë vende pune: tornitore, postiere, infermiere, regjisore në një rreth drame për fëmijë dhe në fundë, stjuardesë në kompaninë ajrore rajonale të Kaliningradit. Duhet të ketë qenë një stjuardesë shumë e mirë, përderisa Aeroflot i ofroi një udhëtim falas për në Leningrad.
Që nga ai moment, me Vovan, Ludmilla u bë një njeri i vetëm, pa variacione. Për t’i qëndruar sa më pranë (kronikat e përshkruajnë si shumë posesive), Ludmilla la mënjanë ambiciet e saj për t’u bërë aktore. U transferua në Leningrad dhe u regjistrua në universitet, në fakultetin e letërsisë, ku nisi të studiojë gjuhën dhe letërsinë spanjolle. Në fakt, ajo vetë do të kish preferuar gjermanishten, por në fakultet nuk kishte vende të lira (këtë gjuhë do ta mësonte disa vjet më vonë, kur Vova u bë President i KGB për Gjermaninë Lindore). Dy të dashuruarit u martuan në 28 korrik 1983: ai ishte 31 vjeç, ajo 24.
Filmi “Një puthje për shtypin”, me muzikë të italianit Luigi Tonet, nuk i largohet shumë realitetiot. Një prej ndryshimeve të pakët, emri i protagonistit: quhet Aleksandër. Pjesa tjetër është histori: studenti i ri nga Leningradi që njeh një stjuardesë me emrin Ludmilla, e cila më pas do të bëhet bashkëshortja e tij. Në film nuk mungon edhe humori: në pjesën e fundit të tij, kur Aleksandri është bërë tashmë kryetar shteti, është një skenë në të cilën, bashkëshorti, e shoqja dhe dy vajzat ndodhen në fshat. Presidenti ka kohë vetëm të thërrasë: “Më në fund jemi vetëm”, kur pamja nis e zgjerohet dhe në ekran shfaqet panorama e gjerë. Eshtë e përbërë nga agjentë të shërbimit të fshehtë që bëjnë roje nga çdo tarracë hoteli. Një skenë e lezetshme.
Filmi është gati prej dy vitesh, por ende nuk ka dalë. A do të shfaqet ndonjëherë në sallat e kinemave? Ekziston një precedent, shumë domethënës: Zhurab Tseretelit, skulptorit zyrtar të kryebashkiakut të Moskës, Juri Luzhkov, i është dashur të fshehë në bodrum skulpturën e bronxtë që përjetëson Presidentin Putin. Arsyeja? Presidenti shfaqej në një pozicion “shumë pak zyrtar”.