Të pastrehët, dyndje në Bashki

05/05/2005 Brenda 6 muajve do të hartohet lista e atyre që do të përfitojnë
Ata që do të përzgjidhen do të bëhen me shtëpi brenda 1 viti
“Unë punoj roje në një kopësht privat dhe marr 10 mijë lekë të vjetra, ndërsa gruaja është pa punë dhe invalide e shkallës së dytë. Gjithsej kemi 15 mijë lekë të ardhura. Jetojmë në një shtëpi me qira, që na kushton 10 mijë lekë dhe me 5 mijë lekë të tjera ushqehemi. Të afërmit na ndihmojnë me rroba dhe me ndonjë ushqim. Shpresojmë që të përfitojmë të paktën një shtëpi me qira më të ulët”, thotë Naxhir Selmani. Ai thotë se lekët e shtëpisë që ka patur, i ka humbur në firmat piramidale, dhe se nuk ka përfituar asnjëherë deri tani nga programet e strehimit. Qytetarët e Tiranës u dyndën dje në zyrën e informacionit të Bashkisë dhe në njësitë bashkiake, për të tërhequr formularët.
Pasi të mblidhen formularët, Komisioni i Strehimit brenda 6 muajve do të caktojë se cilat familje do të përfitojnë dhe mënyrën që do të ndihmohen. Ndërkohë, familjet e “miratuara” ligjërisht duhet të trajtohen brenda vitit. Ajo familje që nuk hyn në listën e parë, i kalojnë dokumentet për t’u shqyrtuar herën tjetër. Kush do të ankohet, e “apelon” vendimin e Komisionit të Strehimit brenda 30 ditëve. Komisioni i Strehimit do të vlerësojë gjendjen e familjeve me pikë.
Sipas burimeve zyrtare, pagesa për formularin do të jetë 200 lekë, sipas vendimit të fundit të Këshillit Bashkiak.
Seleksionimi
Fillimisht formulari do të tërhiqet nga të gjithë të interesuarit për t’u trajtuar me strehim. E kjo do të jetë faza e parë. Data për dorëzimin e formularëve të plotësuar do të deklarohet më vonë, e cila do të vazhdojë fazën e dytë. Më pas do të nisë seleksionimi. Sipas burimeve zyrtare, menjëherë pas dorëzimit të formularëve të plotësuar do të bëhet seleksionimi i tyre.
Formulari
Kërkesa që duhet të plotësojnë të interesuarit përmban gjithë sa duhet lidhur me gjendjen e atyre që kërkojnë strehim. Në të përfshihen të dhëna që nga përbërja familjare, numri i identifikimit të të interesuarit, gjithçka lidhur me të ardhurat mujore të tij, madje, edhe të tjera të përfituara nga qira, dërgesa, transferta, depozita bankare e kështu me radhë. Një pikë e rëndësishme është ajo e gjendjes aktuale të strehimit, në të cilën kërkohet të dihet nëse i interesuari ka përfituar banesë nga ligji “Për privatizimin e banesave shtetërore”, apo kanë banesë në pronësi. Më tej, kërkohet detajim rreth banesës, që nga sipërfaqja e deri në kushtet higjieno-sanitare apo gjendjen e banesës. Qiraxhinjtë kanë në këtë kërkesë kolonën e tyre, ku duhet të japin të dhëna të tjera. Kërkesë e veçantë do të jetë për kategori të caktuara, qoftë të verbër, invalidë apo veteranë.
Noterizimi
Pas plotësimit, formulari përpara se të dorëzohet duhet të jetë i noterizuar. Në kërkesë parashikohet një pikë më vete për deklaratën e vërtetësisë së informacionit paraprak. Ai që plotëson kërkesën duhet të nënshkruaj në prani të noterit se informacioni që ka dhënë në formular është i vërtetë. Për informacione të rreme, aplikuesit i hiqet e drejta për strehim. Ndërkohë që parashikohet që, nëse i interesuari përzgjidhet, zyra e strehimit, në varësi të të dhënave mbi të ardhurat familjare, mund t’i ofrojë atij një formë tjetër strehimi nga ajo që ai ka kërkuar. Burimet pranë bashkisë bëjnë të ditur se të gjitha të dhënat e grumbulluara do të përpunohen në format elektronike e do të arkivohen në zyrat përkatëse të organeve të qeverisjes vendore. Procedurat
Formulari tip tërhiqet në çdo kohë (faza e parë e aplikimit) pranë njësisë bashkiake në të cilën qytetari figuron i regjistruar, ose pranë Sektorit të Informimit Qytetar në Bashkinë e Tiranës
Formulari dorëzohet pranë njësisë bashkiake përkatës
Zyra e Strehimit në Bashki bën seleksionimin e formularëve të vlefshëm dhe ia kalon për shqyrtim Komisionit të Strehimit, i ngritur me vendim të këshillit bashkiak
Komisioni i Strehimit në Bashki bën seleksionimin e formularëve të vlefshëm dhe ia kalon për shqyrtim Komisionit të Strehimit, i ngritur me vendim të Këshillit bashkiak
Komisioni i Strehimit brenda një afati 6-mujor, shqyrton kërkesat dhe dokumentet e dorëzuara dhe vendos pikët sipas sistemit të pikëzimit, të miratuar nga këshilli bashkiak
Zyra e Strehimit në Bashki brenda 10 ditëve nga data e seleksionimit të përfituesve, njofton familjet që përfitojnë banesë sociale me qira si dhe ato që nuk kanë përfituar
Familjet që nuk kanë përfituar, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e njoftimit, kanë të drejtën e ankimimit pranë organeve të qeverisjes vendore
Familjet përfituese vazhdojnë fazën e dytë të aplikimit, duke dorëzuar në Zyrën e Strehimit në Bashki dokumentacionin e përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.53, datë 28.01.2005, “Për përcaktimin e dokumentacionit të nevojshëm, afateve dhe procedurave për të përfituar strehim nga programet e banesve sociale me qira”.
Dokumentacioni
Qytetari duhet ta paraqesë në njësitë bashkiake për të përfituar nga programet sociale të strehimit:
Certifikatën e lindjes së personit që kërkon strehim
Certifikatën e përbërjes familjare
Vërtetim për vendbanim në bashkinë ku kërkohet strehimi, ose lejen e banimit për fëmijët që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit
Vërtetim për të ardhurat neto të familjes
Dokumentacionin përkatës nga punëdhënësi për detyrën që kryen dhe të ardhurat e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes që janë në marrëdhënie pune
Dokumentacionin nga organet tatimore dhe sigurimet shoqërore për derdhjen e kontributeve, kur njëri nga anëtarët është i vetëpunësuar
Vërtetim nga Zyra e Ndihmës Ekonomike nga njësia bashkiake, nëse përfitojnë nga Programi i Ndihmës Ekonomike
Vërtetim nga Zyrat e Punës, për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë
Vërtetim nga sigurimet shoqërore për personat në pension
Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, nëse familja nuk ka në pronësi banesë a mjedis që të përdoret si i till
Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për sipërfaqen e pronës që zotëron familja, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi të strehimit
Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme e vendit të origjinës, se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila nuk mund të përdoret për strehim për familjet që kanë ndryshuar vendbanim për arsye punësimi
Dokumentin zyrtar të celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës për çiftet e reja
Vendimi i gjykatës që i jep në ngarkim fëmijën, ose fëmijët për çiftet e divorcuara
Vërtetimin përkatës nga institucioni që ka qenë i strehuar dhe statusin e jetimit
Vendimin e Komisionit Mjeko-Ligjor për persona me aftësi të kufizuara, që trajtohen sipas pikës d, neni 5, ligji nr.9, datë 13.05.2004