E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksera shpalos objektivat, shumë pak punësime

“Rritja e mbështetjes për grupet në nevojë, ulja e varfërisë dhe zhdukja e varfërisë ekstreme deri në 2012 janë Objektiva madhorë të kësaj Qeverie, të prezantuara pak ditë më parë edhe nga Kryeministri Berisha”, u shpreh Ksera.

Sipas Kserës, ministria ka ndërmarrë një sërë iniciativash, të cilat përfshijnë rritjen e buxhetit për politikat sociale, që këtë vit është 10% më i lartë nga viti i kaluar, si dhe ndryshimet ligjore të nevojshme për administrimin e skemës së ndihmës ekonomike.

Reformimi i sistemit të shërbimeve shoqërore, fëmijët dhe të drejtat e tyre, mbrojtjeje më të madhe për gratë, rritja e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara, mbështetja e viktimave të trafikut, politika e rritjes se pensioneve, etj, janë disa nga objektivat kryesor të kësaj ministria, objektiva të cilat përsëriten pothuajse çdo vit.

Një tjetër objektiv i kësaj ministrie është edhe rritja e punësimit. Gjatë vitit të shkuar, nga ana e ministrisë në fjalë janë punësuar disa dhjetëra persona, ndërkohë që numri i të papunëve është tejet i madh.

“Zyrat e Punës, gjatë këtij viti parashikohet të ndërmjetësojnë 12 mijë punësime dhe vëmendje maksimale do të kenë edhe zbatimi i programeve të nxitjes së punësimit.  Me mbështetjen dhe bashkëpunimin e donatorëve, Ministria do të ndjekë edhe implementimin e projekteve që kanë në fokus trajnimin dhe punësimin kryesisht të të rinjve, ku përfitues pritet të jenë mbi 500 të rinj”, theksoi më tej Ksera./Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-19 14:48
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›