E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ zgjat njoftimin e errësirës edhe për tri javë

Të paktën, tani ndërprerjet bëhen me lajmërim në disa zona e në disa të tjera si t’u vijë për mbarë stakuesve të energjisë.

Edhe kësaj here ka një shkak për ndërprerjet me të paktën 3 orë në ditë, të cilat do të vazhdojnë deri kah mesi i dhjetorit, e gjer atëherë do të jetë përgatitur një njoftim tjetër për ndërprerjen e energjisë. Shkak edhe kësaj here, janë punimet që po kryhen në nënstacionin Dinamo në Tiranë, ku po riparohet një transformator i djegur.

Zonat ku energjia do të ndërpritet do të jenë ato periferiket, si Kodër Kamza, rruga “Jordan Misja”, Paskuqani, Bregu i Lumit dhe në Babrru. “CEZ Shpërndarje” rikujton se këto ndërprerje janë të domosdoshme për kryerjen e punimeve në nënstacionin Dinamo. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-22 17:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›