E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 4 studentë, u kapën me mbi 1 kg drogë

Në prangat e policisë ranë Klaudjo Kelo, 26-vjeç, banues në Tiranë, student, i dënuar me kusht për veprën penale të shitjes së drogës, Flodian Islami, 21-vjeç, lindur ne Fier dhe banues ne Tirane, student, Ali Çeloaliaj, 18-vjeç, Andis  Çeloaliaj, 21-vjeç, Jemin Bodoj, 18-vjeç, student, si dhe Spartak Merkohitaj, 18-vjeç, student. 

Pas një hetimi disa mujor mbi këta shtetas ka rezultuar se merreshin me shpërndarje  të lëndëve narkotike në sasi të ndryshme, kryesisht në zonat e “21 Dhjetori”t, në zonën e “Komunës së Parisit” si dhe ne zonën e Korpusit Qendror Universitar. Këta shtetas u kapën në flagrancë dje në rrugën “Komuna e Parisit” ku gjatë kontrollit i është një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 kg e 500 gramë drogë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së narkotikeve” të kryer në bashkëpunim. /Start/

                                                                                             2012-01-13 15:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›