E Diel, 1 Nëntor 2026

Liri “pakufi” për kalorësit e fjalës së lirë!

Ajo që është cilësuar shpesh si zhvleftësim i lirisë së medias, kryeministri e ripërsëriti edhe një herë sot, premtim që ishte bërë që kurse erdhi në pushtet pas vitit 2005.

Kreu i qeverisë shtroi sot një koktej për gazetarët, botuesit e drejtuesit e medias në vend, për t’i shprehur vlerësimet për kontributin e tyre gjatë vitit të kaluar dhe për t’ju uruar fillimin e vitit 2012. “Njeriu mund të jetë në rrethana nga më të ndryshmet, mund të jetë i mëkëmbur, i pasur, i varfër, mund të jetë i pushtetshëm, i pa pushtetshëm, por individi që flet lirshëm, që shprehet lirisht, është individi me dinjitet. Në dallim nga ky, ai tjetri, mund të ketë çdo gjë, por nuk  shpreh dot mendimin e tij, nuk flet dot lirshëm dhe ai ka një cen, një problem, e mangësi jashtëzakonisht të rëndë, ka një deficit në atë që përbën dhe thelbin e lirisë e të njeriut, që është dinjiteti njerëzor”, tha Berisha.

“Në këtë kontekst, roli juaj si kalorës të fjalës së lirë, roli i mediave në këtë vend, që, me gjithë vështirësitë që njohin, kanë nxjerrë Shqipërinë nga censura, -uroj një herë e përgjithmonë - është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Duke ju garantuar se do të bëjmë gjithçka, në mënyrë që fjala juaj, me peshën e saj e në interesin publik, të dëgjohet gjithnjë e më shumë nga autoritetet e këtij vendi, do të bëjmë gjithçka që liria e fjalës të mund të konsolidohet si liri e pacenueshme në këtë vend”, është shprehur ai.

Kryeministri kujtoi se vitin e shkuar nuk ka pasur asnjë proces ndaj gazetarëve nga administrata shtetërore. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-01-13 15:07
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›