E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetime intensive për vrasjen e gjyqtarit

“Për ngjarjen, ka një vlerësim maksimal nga strukturat e policisë dhe prokurorisë së Krimeve të Rënda", tha Burgaj në konferencën për shtyp.

Kreu i Policisë së Shtetit shtoi me tej se, "mendoj që së shpejti mund të kemi ndonjë emër të dyshuari", teksa ka shtuar se së hetimet janë përqendruar në dy pista.  Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, Skerdilajd Konomi, u vra të shtunën më mëngjes nga shpërthimi i një sasie tritoli brenda automjetit të tij. Që prej asaj dite, ende janë mister shkaqet e ngjarjes, ndërsa hetimet janë qëndruar rreth pozicionit të tij si gjyqtar dhe një çështje pronash. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-12 17:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›