Rama: Ne liberalizojmë vizat
Athinë (start)-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka përfunduar vizitën e tij në Athinë, ku ku ka festuar me emigrantët shqiptarë atje festat e 28 dhe 29 Nëntorit. Në fjalën e rastit, përveç urimit për Ditën e Flamurit dhe festën e Çlirimit, kreu socialist tha se emigrantët shqiptarë në Greqi i kanë sjellë ekonomisë shqiptare jo pak, por 1.8 miliard euro.
“Sot shqiptarët nuk janë punëtorët e krahut, që bëjnë gjithçka për të jetuar, por janë përditë e më shumë qytetarë të denjë. Vetëm në Athinë janë 3 mijë sipërmarrjet e vogla dhe të mesme të shqiptarëve. Biznesi në Athinë, që është i bërë nga emigrantët, përbëhet nga sipërmarrës e sipërmarrëse shqiptarë”-theksoi Rama në fjalën e rastit.
Duke folur për liberalizimin e vizave, Rama tha se “është koha për sfidën atdhetare dhe shoqërore, që çdo shqiptar e shqiptare të lëvizë lirisht dhe të ketë një pasaportë, e cila është njësoj si pasaportat e tjera të Bashkimit Evropian”.
Për këtë, shefi i opozitës ka premtuar se me ardhjen në pushtet, që në mandatin e parë do të bënte të mundur liberalizimin e vizave, premtim jo shumë i realizueshëm, për situatën me të cilën ndodhet Shqipëria.
“Askush nuk e zgjidh dot i vetëm çështjen e certifikatave, të kalimit të lirë të kufirit, të lëvizjes së lirë, të shkollimit të fëmijëve në gjuhën shqipe. Por, së bashku ne mund t'i zgjidhim këto probleme dhe të japim mundësi të reja, shanse të reja, që të shkojmë më larg, dhe që fëmijëve t'ju garantojmë një jetë më të mirë se sa sot”-tha më tej Rama, në përmbushje të tezës së tij për bashkimin e shqiptarëve përtej së majtës dhe së djathtës, tezë e cila sipas historianëve është një lloj oligarkie.