Studentët e gazetarisë kundështojnë diplomat
Diplomat e nivelit të parë sipas sitemit të Bolonjës prodhuar nga Ministria e Arsimit janë të cunguara në përmbajtje. Me këtë pretendim, studentët e gazetarisë pranë fakultetit Histori- Filologji kanë refuzuar pajisjen me modelin e ri të kësaj diplome. Duke shprehur shqetësimin se ky dokument nuk specifikon as titullin dhe as fakultetin ku kanë kryer studimet, i kanë dërguar dekanit të fakulteti Shezai Rrokaj një peticion, ku i kërkojnë pezullimin e plotësimit të diplomave të tyre në përfundim të ciklit 3- vjeçar.Kreu i fakultetit Rrokaj, deklaron se përveç shqetësimit estetik të kësaj diplome, pretendimet e studentëve për titullin dhe fakultetin janë shumë të drejta. Por, shton se është ministria ajo që vendos për formën dhe përmbajtjen e këtij dokumenti. Dekani i fakultetit Histori - Filologji, po ashtu edhe rektori i UT, i kanë përcjellë ministrisë së Arsimit shqetësimet që ngrihen mbi këtë diplomë, modeli i së cilës është prodhuar për herë të parë këtë vit, por ende nuk ka një përgjigjie nga ana e autoriteteit më të lartë arsimor të vendit.