E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia testoi një aeroplan të ri luftarak

Një aeroplan i ri luftarak i Rusisë, i zhvilluar nën fshehtësinë më të madhe, në kuadër të planit për të modernizuar forcat e armatosura të Rusisë, ka kaluar sot me sukses fluturimin e vet të parë, kanë njoftuar zyrtarët.

Aeroplani i gjeneratës së pestë, i prodhuar nga kompania Sukhoi dhe i njohur me emrin PAKFA, ka fluturuar për 45 minuta mbi bazën e kompanisë në Komsomolks Amur, në rajonin e Lindjes së Largët.

“Fluturimi ka qenë i suksesshëm. Ka zgjatur 47 minuta. Të gjitha obligimet, të parapara për fluturimin e parë, janë kryer me sukses”, deklaroi zëdhënësja e Sukhoit, Olga Kajukova.

Agjencia Interfax njoftoi se aeroplani i ri është në gjendje të kryej fluturime të gjatë, me shpejtësi më të madhe se të zërit dhe që të sulmojë njëkohësisht shënjestra të ndryshme.

Rusia aktualisht është duke zbatuar programin e ri-pajisjes së forcave të armatosura, përfshirë këtu edhe forcat ajrore, të cilat ende përdorim pajisjet e vjetra nga periudha sovjetike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›