E Diel, 1 Nëntor 2026

Norvegjia ndalon kompaninë ''Apple'' të fotografojë Oslon nga ajri

OSLO- Shërbimet sekrete norvegjeze, për arsye të sigurisë së brendshme, kanë ndaluar kompaninë ''Apple'' të përshkojë qiellin e Oslos për të kryer filmime ajrore 3D për aplikim hartografik, u bë e ditur sot nga burime zyrtare.

"Unë mund të konfirmoj se 'Apple' nuk ka marrë leje për kryerjen e fotografive ajrore pasi saktësia e të dhënave është konsideruar shumë e lartë në disa zona të kufizuara", deklaroi zëdhënësja e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar (NSM), Mona Stroem Arnoey.

"Ne i kemi propozuar disa alternativa të tjera 'Apple'-it për t'i blerë këto foto nga furnizuesit norvegjeze apo autoritetet norvegjeze të hartografisë", pohoi ajo.

Këto sugjerime konfirmojnë informacionin e publikuar në gazetën norvegjeze ''Aftenposten'', që nxori këtë javë se Norvegjia, ndryshe nga fqinjët e saj Suedia dhe Danimarka, ka kundërshtuar projektet hartografike të kompanisë ''Apple''.

Përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë në vendet skandinave, Autoriteti i Sigurisë Kombëtare (NSN) ka refuzuar të komentojë mbi numrin dhe natyrën e zonave të kufizuara.

Fotot e këtyre zonave të ofruara nga aktorët norvegjeze janë, sipas tyre, një zgjidhje e dobët ose e paqartë.

Sipas gazetës ''Aftenposten'', ndalimi i procesit të fotografimit ajror e ka çuar kryetarin e bashkisë së Oslos, i ftuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të ndërmjetësojë në favor të ''Apple''-it pranë qeverisë.

(d.b/ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›