E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia zbardh arsyet e mosnjohjes së Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, ka publikuar një dokument të titulluar "Koncepti i Politikës së Jashtme të Federatës Ruse për vitin 2008", ku ndër të tjera jep arsyet e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. "Reagimi i Rusisë ndaj shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, vitin e kaluar, nga shqiptarët etnikë, dhe njohja e saj nga një numër i caktuar shtetesh, bazohet në interesat vetjake nacionale të Moskës dhe domosdoshmërisë së zbatimit të ligjit ndërkombëtar", thuhet ndër të tjera në këtë dokument.Në dokumentin e publikuar në ueb-sajtin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë thuhet se, Moska konfirmon pozicionin se kjo shpallje e pavarësisë paraqet shkelje brutale të sovranitetit të Republikës së Serbisë, Kartës së OKB-së, Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimet e Aktit Final të Helsinkit. Në dokumentin 164-faqesh gjithashtu theksohet fakti se, Rusia i paska kundërshtuar synimet e SHBA-së dhe të NATO-s për të përdorur masa të forta kundër serbëve të Kosovës, dhe në këtë mënyrë paska ndihmuar në evitimin e destabilizimit të rajonit. Rusia gjithashtu thekson se gjatë vitit 2008 ligji ndërkombëtar është ballafaquar me sfidat më të mëdha, në kontestin e krizave të mëdha rajonale, dhe këto sfida, sipas Moskës zyrtare, kanë ndodhur në Kosovë dhe Kaukaz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›