E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia:Jo ndërhyrjeve nga jashtë në Egjipt

Rusia ka tërhequr vërejtjen rreth ndërhyrjeve nga jashtë në Egjipt, duke theksuar se forcat politike në vend duhet të gjejnë rrugën për t`i dhënë fund trazirave të dhunshme.

"Nuk e konsiderojmë të dobishme të imponojmë zgjidhje nga jashtë, apo të vendosim ultimatume", thuhet në një deklaratë të shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

Paraditen e sotme, pesë vende evropiane, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja kanë kërkuar tranzicion të menjëhershëm politik në mënyrë që t`i jepet fund dhunës në Egjipt.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›