E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi,sondazhi,Putin më shumë influencë se Medvedev

Një sondazh i zhvilluar në Rusi tregon se kryeministri i vendit dhe ish-presidenti rus, Vladimir Putin ka më shumë influencë se pasardhësi i tij, Dimitri Medvedev. Numri i qytetarëve rusë, të cilët kanë këtë mendim është më i madh përpara një viti, kur Medvedev zuri vendin e Putin dhe ky i fundit u bë kryeministër i Rusisë. Sondazhi është bërë publik nga qendra e pavarur "Levada". Rreth një e treta e rusëve vlerëson se "pushteti real" i përket Putinit, kundrejt 20 përqind që mendonin kështu në shkurt të vitit 2008. Sipas këtij sondazhi të realizuar në datat 20 - 23 shkurt, me një numër prej një mijë e 600 personash. Për 96 përqind të qytetarëve rusë, Vladimir Putin e ka ruajtur influencën e tij mbi jetën politike në Rusi, edhe pas largimit të tij nga Kremlini vitin e kaluar. Ndërkohë që vetëm 12 përqind e personave të anketuar mendojnë se vendin e drejton presidenti Medeved, kundrejt 23 përqind të përpara një viti. Gjysma e rusëve vlerëson se pushteti është i ndarë në mënyrë të barabartë mes të dyve. Putin, që nuk mund të paraqiste kandidaturën në zgjedhjet presidenciale të marsit, pas dy mandatesh radhazi në vitet 2000 - 2008, pothuajse e caktoi vetë pasardhësin e tij Medvedev në fund të 2007-ës, i cili u zgjodh me mbështetjen e tij. Vetë Putinu bë kryeministër, duke ruajtur kështu atribute të mëdha në krye të shtetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›