Heshtje parazgjedhore në Kosovë, nesër votohet në Prizren e Lipjan
Ka filluar sot heshtja parazgjedhore në Prizren dhe në Lipjan pas përfundimit të fushatës pesëditore për shkak të ripësëritjes së zgjedhjeve në këto dy komuna.
Me vendim të Komisionit Qendror të Zgjehdjeve, nesër, në Prizren e Lipjan përsëritet raundi i dytë i votimeve, për shkak të parregullsive të konstatuara në balotazhin e organizuar më 13 dhjetor 2009.
Policia e Kosovës tha se në bashkëpunimin me Komisionin Qendror Zgjedhor ka hartuar planin operativ të sigurisë, për të garantuar që zgjedhjet e 31 janarit 2010, të zhvillohen normalisht.
Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Prizren dhe Lipjan, do të angazhohen 800 efektiva dhe zyrtarë të policisë së Kosovës.