Fier, grabiten 6 subjekte brenda një nate
FIER- Mbrëmjen e shkuar 6 subjekte të ndryshme në Cakran të Fierit janë bërë pre e grabitësve. Denoncimi është kryer nga vetë pronarët e subjekteve të cilët bëjnë të ditur se u janë grabitur pajisje të ndryshme dhe shuma parash. Sipas tyre grabitësit kanë përfituar nga ndërprerja e energjisë elektrike në zonë përgjatë natës, ndërsa kërkojnë marrjen e masave për t’i dhënë fund këtij fenomeni.Sipas policisë 6 grabitje janë kryer thuajse në të njëjtën zonë duke dyshuar kështu se bëhet fjalë për të njëjtin grup. Kjo duke parë dhe mënyrën se si janë kryer grabitjet. Fillimisht autorët ende të paidentifikuar kanë dëmtuar bravat e dyerve, kanë thyer xhamat dhe më pas kanë marrë pajisje si televizorë dhe kompjutera. Madje sipas policisë ata nuk kanë kursyer as sasi të ndryshme ushqimesh apo paratë, por deri tani nuk ka një bilanc total të dëmeve.(m.a/News24/BalkanWeb)