Rusmali: Kriza e fasonëve, shumica e rrobaqepësive shkurtojnë punëtorët
Pothuajse gjysma e vendeve të punës në shumë rrobaqepësi dhe ndërmarrje të prodhimit me materiale porositëse në Shqipëri kanë shkurtuar punëtorët. Edmond Rusmali, kryetar i Dhomës së Veshjeve, tregon se kriza ekonomike globale ka prekur fillimisht dhe më tepër eksportet që për tre muajt e fundit kanë pasur një rënie të ndjeshme duke shtuar se sektori i fasonëve është në krizë dhe për këtë arsye duhen të merren masa të menjëhershme nga ana e qeverisë. Disa nga masat që duhen marrë janë pagesa e sigurimeve të punëtorëve, si dhe një problem i trashëguar nga reforma fiskale, e cila i detyron këto ndërmarrje të paguajnë taksën e sheshtë. Në një takim të bërë me përfaqësues të qeverisë para disa kohësh fasonistët bënë kërkesat e tyre, të cilat u pranuan, por që deri tani nuk është bërë asgjë nga ajo çka është premtuar. Industria e prodhimit me material porositës zë rreth 54 për qind të eksporteve për vendin tonë.
e
1 Prill 2009