Gjirokastër, sekuestrohet arsenal i tërë armësh

Policia e qarkut të Gjirokastrës në vazhdim të operacionit të koduar "Rrëshqitja" ka sekuestruar një arsenal të tërë armësh në banesën e një të arrestuari për drogë. Sipas informacioneve armat janë gjetur në banesën e Fatmir Jasharit personit që u arrestua pak ditë më parë me 50 kg drogë. Policia e Gjirokastrës njofton se pas një kontrolli në banesën e Jasharit janë gjetur dhe sekuestruar 3 automatikë, 2 kg tritol, 680 kapsolla detonatorë dhe 1500 fishekë.