E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vdes aksidentalisht nga korenti 41 vjeçari

Një 41-vjeçar nga fshatrat e Durrësit ka gjetur vdekjen mbrëmjen e kaluar, teksa punonte për ndërtimin e një godine, bënë të ditur sot burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut. Sipas të njëjtave burime, ngjarja ka ndodhur në fshatin Radë të komunës së Manzës, kur 41-vjeçari Hysen Keta, lindur në Burrel dhe banues në fshatin Kameras të kësaj komune, duke punuar për ndërtimin e soletës së një tarace ka prekur aksidentalisht përcjellësit e tensionit 220 volt, duke gjetur vdekjen e menjëherëshme. Organet e policisë dhe të prokurorisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›