Produktet “BIO”, Shqipëria fitoi 3 milionë dollarë nga eksporti në 2008-n
Vlera e eksportit të produkteve bujqësore "BIO" arriti në rreth 3 milionë dollarë gjatë vitit 2008 nga 2,5 milionë që ishte në vitin 2007. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, rritja e kërkesës së tregut dhe konsumatorit për prodhime bujqësore organike vendase ka bërë që dhe fermerët të rrisin interesin për të kultivuar këtë kategori prodhimesh, perimesh apo frutash. Sipas MBUMK-së, sot në shkallë vendi janë rreth 100 ferma “BIO”, që kanë në shfrytëzim 3500 ha tokë bujqësore. Prodhimet kryesore “BIO” janë erëzat, bimët medicinale, perimet, rrushi, vaji i ullirit dhe kërpudhat, një pjesë e konsiderueshme e të cilave eksportohet kryesisht në vendet e BE-së. Ekspertët e Bujqësisë shprehen se prodhimet bujqësore organike "BIO" kanë një treg të garantuar, kjo për shkak të zhvillimit të turizmit dhe rritjes së kërkesës në tregun vendas dhe të huaj, ndaj ky sektor po hyn një stad të ri zhvillimi.
1 Prill 2009