E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusmali Topi ka shkaterruar dy nga institucionet me te rendesishme

Kryetari i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali, gjatë një bisede në studion e ABC news ka akuzuar Presidentin Bamir Topi se ka shkatërruar dy nga institucionet më të rëndësishme në vend, parlamentin dhe presidencën.

“Duke mos u konsultuar asnjëherë me parlamentin për emrat që propozon, Bamir Topi i ka vënë tritolin presidencës”, është shprehur Rusmali.

Kryenegociatori i Partisë Demokratike theksoi se sistemi zgjedhor nuk ndryshon, megjithë presionin e partive të vogla, pasi ky sistem garanton stabilitet qeverisës. Rusmali la te kuptohet se lidershipi socialist e mbështet këtë qëndrim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›