Rama viziton familjen e Hekuran Dedës: Ska qetësi pa drejtësi

Djali i Hekuran Dedes, homazh per te jatin
(E PERDITESUAR)- Kreu i opozitës, Edi Rama, ka vizituar gjatë ditës së sotme, së bashku me bashkëshorten e tij, familjen e Hekuran Dedës, një prej katër personave të vrarë në demonstratën e 21 janarit.
Edi Rama ka zgjedhur të bëjë këtë vizitë, pikërisht ditën e Krishtlindjes e vetëm pak ditë para Vitit të Ri. Rama me bashkëshorten kanë menduar të kujtojnë këtë familje dhe fëmijët e Hekuran Dedës, për të dhënë mesazhin se nuk i kanë harruar ata që dhanë jetën për një Shqipëri më të mirë, siç i ka cilësuar kreu socialist 4 viktimat, pas vrasjes.
Ai ka shkruar ne adresen e vet ne Twitter: “ Me Linden ne familjen e Hekuran Dedes, ku s’ka qetesi pa drejtesi dhe ku femijet lexojne shkrime te tyret per vrasjen qe u mundon shpirtin”.
32-vjeçari Deda, babai i dy fëmijëve, ishte kthyer vetëm para dy muajsh (nga 21 janari 2011) nga emigrimi për shkak të papunësisë dhe ishte sërish i papunë në Shqipëri.