E Diel, 1 Nëntor 2026

Volonte-Berisha: Vendi ynë, kontibut në demokraci

Kryeministri Berisha priti sot në takim zotin Luca Volonte, senator italian dhe President i Grupit të Partive Popullore Evropiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
 

Gjatë takimit, kryeministri Berisha e falenderoi z. Volonte për vizitën dhe vlerësoi rolin e Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tij, për kontributin që po jep në vendet arabe, duke ndare eksperiencën më të mirë në forcimin e demokracisë në këto vende.
 

Kryeministri theksoi se, “Pranvera Arabe” u ka hapur këtyre vendeve një këndvështrim të ri mbi shpresën, lirinë dhe demokracinë dhe se vlerat e KE do të shërbejnë si një model për progresin demokratik të këtyre vendeve.
 

Në takim, kryeministri Berisha garantoi se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në konsolidimin e demokracisë në vendet arabe dhe do të inkurajojë respektimin e të drejtave të njeriut edhe pas marrjes së Presidencës së Këshillit të Ministrave në Këshillin e Evropës vitin e ardhshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›