Russell triumfon në Toronto

Çmimi me vlerë 15,000 dollarë, iu nda në bazë të votave të publikut gjatë 11 ditëve të festivalit, dhe konsiderohet një shenj e mirë për gjasat e filmit për çmimin Oscar.
Nga 34 filmat që para tij fituan çmimin e publikut në Toronto 10 u nominuan pë Oscar, ndërkaq katër arritën ta fitonin atë. Dy filmat e fundit ‘të Torontos’ që fituan çmimin Oscar ishin “Nga Rruga në Milioner” dhe “Fjalimi i Mbretit”.
Tragjikomedia "Silver Linings Playbook", në të cilën luajnë Bradley Cooper, Robert de Niro, Julia Styles, dhe Jeniffer Lawrence, është një rrëfim për ish-profesorin e gjimnazit, Pete Stoltan, i cili pas tetë muajve të kaluar në një klinikë psikiatrike kthehet tek prindërit e tij. Skenari i filmi bazohet në romanin e shkrimtarit amerikan, Matthew Quick, i cili trajton shërimin me humor të një njeriu që ka humbur të gjitha lidhjet me jetën e tij profesionale dhe private.