Klodian Duro, mbreti i asistëve në Qipro

Klodian Duro është shndërruar në mbretin e asistëve në kampionatin qipriot. Mesfushori i Omonia Niksosias dha tre asistë në fitoren 5-0 të skuadrës së tij kundër Atromitosit. Duro, ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë, duke dhënë asistin e golit të parë (shënoi Okaka), të trete (Kristofi) dhe të katert (Mangura). Omonia pas 17 javësh ndodhet në vendin e parë me 45 pikë, dy më shumë se Anorthosis i Arjan Beqajt. Portieri i Kombëtares shqiptare është në rikuperim e sipër.
E Diele, 11 Janar 2009