E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul Gonzales luan sot ndeshjen e 500-të me Realin

Raul Gozales Blanko do të luajë sot ndeshjen e tij të 500 në Ligën Spanjolle me Realin e Madridit.Kapiteni legjendar I galaktikëve në karrierën e tij është aktivizuar vetëm me madrilenët dhe nuk është larguar as edhe për një moment madje edhe kur në disa ndeshje është diskutuar forma e tij sportive dhe ka qëndruar në stol.Këto të Rauklit janë numra që flasin qartë se sulmuesi është shndërruar në një ikonë të futbollit spanjoll.Ndërsa Raul festoon sot ndeshjen e tij të 500-të me Realin trajneri Huande Ramos duket I shqetësuar për ndeshjen e sotme ndaj Majorkas .Ramos shprehet se dy rezultatet e fundit positive ndaj Valencias dhe Villarealit I kanë karikuar madrilenët porn a duhet vazhdimësi.Të gjithë thonë se jemi të varur nga Robben por unë them se nuk është e vërtetë pasi ne luajmë si një grup I vetëm.Të gjithë japin kontributin e tyre te kjo skuadër dhe të gjithë janë lojtar të rëndësishëm.Raul është kapiten I Realit që pas tërheqjes nga futbooli të Fernando Hierros dhe dy sezonet e fundit ka arritur të ngrejë dy Liga spanjolle rresht.Raul është gjithashtu golashënuesi më i mirë i Kompeticioneve Europiane ku ka lënë pas Inzaghin dhe golashënuesi më i mirë edhe I Kombëtares Spanjolle.Sulmuesi nuk grumbullohet me nga Kombëtarja iberike që pas ndeshjes kundër Irlandës së Veriut dhe ky fakt ka shkaktuar shumë polemika në Spanjë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›