E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruxhiero do të zëvendësojë Hollbrukun

Frank Ruxhiero do të jetë i dërguari i përkohshëm i Shteteve të Bashkuara në Afganistan e Pakistan.

Ruxhiero e morri këtë detyrë një ditë pas vdekjes të diplomatit Riçard Hollbruk, i cili e mbante këtë post.

Nga korriku Ruxhiero ka shërbyer si zëvendës i Hollbrukut. Të enjten pritet publikimi i vlerësimeve mbi strategjinë amerikane në Afganistan e Pakistan.

Riçard Hollbruk, diplomati veteran i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili shërbente si i dërguar i posaçëm amerikan në Afganistan dhe Pakistan, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 69-vjeçare.

Hollbruk pati probleme shëndetësore me zemrën të premten gjatë një takimi me Sekretaren amerikane të shtetit Hillari Klinton. Ai u dërgua menjëherë në një spital të Uashingtonit ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati rreth 20 orë për të riparuar një çarje në arterien më të madhe të trupit që shpërndan gjakun nga zemra në pjesë të tjera të organizmit. Ky operacion u pasua nga një tjetër ndërhyrje kirurgjikale ditën e dielë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›