E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruzhdija mbarekombetare

Revista e famshme "The ekonomist" dhe gazeta po aq e njohur britanike "The Guardian" i kushtuan zgjedhjeve ne Kosove artikuj informative dhe analitike, ne te cilet ndihet habia dhe perçmimi per nje tip manipulimi qe, edhe nese ka ekzistuar ndonjehere ne te kaluaren ne token e Europes, sot as qe mund te imagjinohet me. Fjala eshte per hedhjen e fleteve dhe mbushjen e kutive nga persona te caktuar, duke rritur fiktivisht perqindjen e pjesemarrjes ne votime.


Kjo vjedhje e trashe dhe teper arbitrare shenoi ndoshta nje rekord boteror ne Skenderaj dhe Drenas, ku u raportua nje pjesemarrje ne shifrat 94 dhe 87 per qind, nderkohe qe mesatarja kombetare e pjesemarrjes ne zgjedhje ishte rreth 47 per qind. "The Economist" citonte nje diplomat ne rolin e vezhguesit elektoral ne Skenderaj, i cili thoshte: "Vjedhjet ishin kaq te hapura, sa nuk u bene perpjekje per t'i mbuluar ato".


Nje vezhgues tjeter pohonte: " Ne nje prej qendrave te votimit me 900 votues te regjistruar, papritmas kishin votuar edhe 300 te tjere". Mbeshtetur ne kete rast apo ne nje rast te ngjashem, gazeta "The Guardian" shenonte se ne Drenice u votua 139 per qind!


Shembuj te tille percjellin imazhin e shperdorimit primitiv, per te mos thene barbar te institucionit te zgjedhjeve. Pavaresisht nga pesha e tyre ne totalin e votave, ato jane nje njolle per keto zgjedhje dhe per demokracine e re ne shtetin e ri te Kosoves.


Asnje fjalim apo konference me zbukurime e zyrtareve lokale te Kosoves nuk mund ta konkurroje ne rrafshin europian dhe boteror jehonen e "The Economist" apo "The Guardian". Te shtojme ketu faktin se per manipulimet ne Skenderaj dhe Drenas kane shkruar e folur edhe qindra media te tjera me te vogla.


Por nuk mbaron me kaq. Siç nuk ka ndodhur ndonjehere ne pare as ne Kosove, as ne Shqiperi, manipulimet ne fjale jane denoncuar nga ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Kosoves dhe personalisht nga vete ambasadori Dell, i cili ka qene deshmitar okular i numerimit te keq te votave ne nje qender votimi. Ne fakt, e drejte apo e padrejte, na pelqen apo jo, zgjedhjeve te fundi ne Kosove ua vuri vulen Skenderaj dhe Drenasi.


Nuk mund ta dime se ç'perhapje ka ne gjithe territorin e Kosoves fenomeni i futjes se fleteve ne emer te zgjedhesve abstenues, por eshte e qarte se pa u kapercyer ligjerisht dhe politikisht impasi i krijuar nga manipulimet e verifikuara veshtire se do te mund te kete aleanca dhe institucione te stabilizuara ne Kosove.


Kosova ka zhvilluar disa here zgjedhje te lira pas çlirimit nga Serbia. Kuvendi, qeveria dhe institucionet e tjera qe punuan per pavaresine e Kosoves kane lindur nga vota e lire.


Ështe vertete deshperuese te shohesh se zgjedhjet e para politike ne Kosoven e pavarur po prodhojne lajme te keqija, ironi dhe perçmim ne media te medha te Europes; po prodhojne nje shqetesim me te madh se here e tjera ne Departamentin e Shtetit; po prodhojne me shume kontestime se zgjedhjet e meparshme. Keshtu siç po perceptohen nga shtypi nderkombetar dhe disa kancelari perendimore, keto zgjedhje rrezikojne seriozisht shtyrjen e agjendes euroatlantike te Kosoves.


Pavaresisht deshires se mire te Europes dhe SHBA-se. Por deshirat e mira kane nje kufi. Kosova nuk eshte me nje rast ku mund te anashkalohen standardet e demokracise.


Manipulimet ne Skenderaj dhe Drenas kane nje impakt te shtuar negativ edhe per shkak te krizes shqiptare. Prej me shume se nje viti institucionet euriopiane po perpiqen pa sukses te ndihmojne ne zgjidhjen e ngerçit te krijuar ne Tirane per shkak te zgjedhjeve te qershorit 2009. Nderkombetaret ishin shume te shqetesuar e te interesuar qe rasti i Shqiperise te mos perseritej ne Kosoves.


Por si per te deshmuar se tundimet per vjedhjen e votave nga partite ne pushtet u nenshtrohen disa shtytjeve te brendshme te thella, qe jane me te forta se sa thirrja e parimeve, ne Kosove u perserit fenomeni shqiptar i sternjohur i "Ruzhdijes".


Domethene futja e votave ne kuti nga komisioneret e partise ne pushtet ne emer te zgjedhesve qe jane ne emigracion ose nuk jane paraqitur per te votuar. Ne eksportimin nga Shqiperia ne Kosove, fenomeni i Ruzhdijes njohu permasa te reja. Siç raporton "The ekonomist", ne nje qender me nenteqind votues votuan edhe treqind te tjere .


Apo siç shkruan "The Guardian", ne nje qender ne Drenice u votua ne masen 139 per qind! Ne shembujt me pikante, "Ruzhdija mbarekombetare" nuk mund te mos dyfishonte ne krahasim me "Ruzhdijen kombetare". Ketij hyneri te madh i ve kapak nje fjali e nje banori te Drenices, qe nuk u kap nga mediat angleze. "Demokraci si ketu s'ke ku gjen; ne votojme sa here te kemi qejf".


Kjo qe ndodhi e po ndodh ne disa zona dhe ne disa aspekte te procesit zgjedhor ne Kosove kuptohet me mire permes Shqiperise, sikurse Shqiperia e zgjedhjeve te kontestuara do te kuptohet akoma me mire tani e tutje permes Kosoves.


Ekziston nje perceptim i perhapur prej disa vitesh, sipas te cilit, Shqiperia ka "eksportuar" virusin korrupsionin shteteror ne Kosove. Ka qene dhe eshte e pritshme qe bashke me virusin e korrupsionit te eksportohet edhe virusi i manipulimit te zgjedhjeve. Korrupsioni dhe manipulimi i zgjedhjeve jane ane te se njejtes medaljeje.


Per te çliruar zgjedhjet duhet goditur per vdekje korrupsioni. Partneret tane nderkombetare, partite politike, opinioni publik, individet me emer dhe integritet, mbare shoqeria duhet te reflektoje thelle per te perqafuar e sherbyer formulen e shpetimit.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›