Konfliktohen ne Greqi, perleshen me arme ne Fier

FIER - Nje konflikt ne shtetin grek per pak sa nuk eshte shnderruar ne nje tragjedi ne Shqiperi. Kater ish-emigrante te rikthyer se fundmi ne vendlindjen e tyre jane perballur me njeri-tjetrin per te zgjidhur nje problem te mbetur pezull gjate kohes qe kishin qene ne Greqi. Tre prej tyre kane qelluar me arme zjarri mbi tjetrin me qellim per ta ekzekutuar ate, por fatmiresisht plumbi i ka kursyer atij jeten.
Policia ka mundur te prangose njerin prej tyre, qe ka mbetur i plagosur gjate perleshjes me shenjestren e tij, ndersa ka shpallur ne kerkim dy bashkepunetoret e tjere.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e se henes ne fshatin Kreshpan te komunes Cakran, rrethi Fier. Rreth ores 15:00 shtetasit Ervis Meçaj, 25 vjeç, Kelmend Meçaj, 28 vjeç, kusherinj te pare me njeri - tjetrin dhe Malton Derka, 25 vjeç (i aferm i tyre banues ne nje fshat te Lushnjes), ne bashkepunim me njeri - tjetrin kane tentuar te vrasin me arme zjarri tip pistolete bashkefshatarin e tyre, Saimir Yzeiri, 33 vjeç. Keta shtetas kane qene prej vitesh emigrante ne Greqi.
Mesohet se Saimir Yzeiri ne shtetin fqinj ka denoncuar ne policine greke xhaxhane e Meçajve. Keta te fundit i kane kerkuar edhe ne fshatin e tyre, pas kerkeses se perseritur ne Greqi, qe ai te terhiqte akuzen, por Yzeiri nuk ka pranuar, duke sjelle keshtu nje sherr mes tyre, ku jane perdorur edhe arme zjarri.
Nga kjo perleshje ka mbetur i plagosur Malton Derka me arme gjahu, ku policia ende e ka te paqarte se kush eshte autori i plagosjes.
Sipas saj, po punohet per zbardhjen plote te kesaj ngjarjeje. Ndersa gjithçka ka ndodhur ne vetem pak minuta, dy kusherinjte e tij jane larguar menjehere nga vendi i ngjarjes per te mos rene ne duart e policise. I plagosuri Malton Derka eshte çuar ne spital dhe pas mjekimit eshte arrestuar.
Gjendja e tij shendetesore eshte jashte rrezikut per jeten. Ndersa dy bashkepunetoret Ervis dhe Kelmend Meçaj, te cilet akuzohen per "vrasje te mbetur ne tentative ne bashkepunim" jane shpallur ne kerkim.